Sa orë flenë, Mustafa, Jahjaga, Veseli, Haradinaj, Pacolli…

Gjumi është i rëndësishëm për të pasur një shëndet të mirë. Por, disa nga figurat kryesore të politikës kosovare nuk flenë edhe aq shumë.

“Zëri” është informuar nga liderët dhe personat kryesorë të skenës politike se sa orë gjumë bëjnë ata. Dhe, rezultatet janë këto:

Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa: 3-5 orë gjumë.

Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga: 6 orë gjumë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli: 6 orë gjumë.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj: 3-4 orë gjumë.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli: 3-4 orë gjumë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti: 5-6 orë ditëve të punës; 7-8 orë gjumë gjatë vikendit.

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila: 6-7 orë gjumë.

Sipas ekspertëve, për 26-64 vjeçarët (ku futen të sipërpërmendurit), këshillohen 7-9 orë gjumë. Nuk këshillohet më pak se 6 orë gjumë dhe as më shumë se 10 orë gjumë. /Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button