Hashim Thaçi njoftohet për komunitetin e madh shqiptar në Turqi

Zëvendëskryeministri i Kosovës e ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në Facebook ka treguare se sot, gjatë vizitës së tij në Turqi, është takuar me kryetarin e Parlamentit turk, Cemil Çiçek.

“Ai nxori në pah se prania e një komuniteti të madh shqiptarësh në Turqi dhe një pakice turqish në Kosovë shërben si një urë e fuqishme lidhëse mes dy shteteve tona. Gjithashtu, biseduam për rëndësinë që ka bashkëpunimi parlamentar në diplomaci sot dhe konfirmuam që parlamentet e ndërsjella s’kanë për të humbur asnjëherë kohë kur të vij puna për ratifikimin e marrëveshjeve të ndërsjella apo nisma të ngjashme. Në mbyllje të takimit, z. Çiçek premtoi se parlamentarët turq në asamblenë e Këshillit të Evropës dhe NATO do të japin mbështetjen maksimale për anëtarësimin e Kosovës në këto organizata”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button