Apple do të prodhojë rreth 6 milionë ora në tremujorin e parë

Shfaqja në treg e Apple Watch duket se është shumë pranë pasi sipas zërave të fundit në rrjet, ajo ka porositur rreth 6 milion njësi vetëm për 3 mujorin e parë të prezantimit tek kompanitë partnere të prodhimit.

Partneri kryesor në prodhimin e produktit është kompania Quanta Computer në Taiwan. Apple pret që kjo e fundit të prodhojë rreth 3 milion njësi të modelit bazë i cili pritet të ketë një kosto prej 349$. Përsa i përket serisë disi më luksoze e cila do të jetë ndërtuar me material floriri prej 18 karat, Apple pret që të prodhohen më shumë se 1 milion njësi në muaj.

Ekspertët mendojnë gjithashtu se produkti final nuk do të jetë “doktorri dixhital” në dorën tuaj, ashtu siç Apple e prezantoi vitin e kaluar, por shumë funksione do të jenë përjashtuar për arsye të ndryshme teknike. Gjithsesi Apple nuk konfirmon këtë lajm edhe në asnjë konferencë është pohuar se Apple Watch do të ketë më pak funksionalitet se modeli që u prezantua në shtator të vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button