Ferrari ripërpunon modelin 458 Speciale

Ferrari këto ditë ka prezantuar edhe një model më të vrazhdë të 458 Italia, i njohur si Speciale, dhe që gjatë muajit të ardhshëm pritet t’i prezantohet edhe publikut. 

Fillimisht kishte dyshime për një model të ri të Monte Carlo, Scuderia apo Challenge Stradale, por në fund Ferrari vendosi për “Speciale”. Motori V8 me 4.5 litra është ripërpunuar dhe tani prodhon hiq më pak se 605 KF apo KW.

Në kompaninë italiane thonë se ky është motori më i fuqishëm V8 që ndonjëherë Ferrari e ka prodhuar, dhe që arrin 135 KF për litër që do të thotë se njëherësh është më i shpejti.

458 Speciale, peshon 1290 kilogram dhe shpejtësinë prej 0-100 km/h e arrin për vetëm 3 sekonda, ndërsa prej 0-200 km/h për 9 sekonda. Speciale ka arritur të përfundojë garën në pistën Fiorano për vetëm 1 minutë e 23 sekonda, që do të thotë për 1 sekondë e 30 të qindtat më i shpejtë sesa 458 Italia i kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button