Berisha: Ja e vërteta e rrahjes së Ramës në ’97

Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar sot nga foltorja e Kuvendit mbi deklaratat e bëra së fundmi nga kryeministri Rama se në vitin 1997 i është rrezikuar jeta nga Shërbimet Sekrete Shqiptare.

Këtë deklaratë Rama e ka bërë mbrëmë në një intervistë televizive që ka dhënë për median italiane. I ftuar në emisionin “Le Invasioni” të kanalit italian La7 të drejtuar nga Daria Bignardi, Rama ka folur për lidhjet e Shqipërisë me Italinë, njohjen me Renzin, luftën kundër terrorizmit por edhe për klimën e mirë për investimet e huaja.

Rama është pyetur nga Bignardi në lidhje me sulmin që është bërë ndaj tij, i cili sipas prezantueses mund t’i kushtonte edhe jetën.

“Është episod që bën pjesë në një kohë mjaft dramatike të vendit tonë pas rënies së regjimit sepse patëm një tranzicion shumë traumatik. Besoj për faktin që kishim një regjim tepër brutal. Në atë kohë ndodhën ato firmat piramidale që ë bënë gjithë vendin të shpërthente dhe unë isha pjesë e një grupi intelektualësh të pavarur që përpiqeshim të bindnim regjimin e atëhershëm të arsyetonte, duke shkruar artikuj dhe po përgatisnim një peticion për të mbledhur firma për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm, sepse ishim në mes të një krize, që më pas erdhi dhe rrëzoi. Nuk u mor vesh kurrë kush saktësisht po ishin shërbimet sekrete të asaj kohe”, ka thënë Rama.

Por për ish kryeministrin Berisha, ai moment ka qenë ndryshe dhe jo siç e ka treguar Rama. Sipas Berishës Rama po shpif, edhe tani që është shef ekzekutivi.

Berisha thotë se ai ishte një krim pasioni, që nuk kishte të bëhet aspak me motive politike, dhe se asnjëherë Rama nuk e mori guximin të bënte denoncimin e kësaj ngjarje.

“Unë e sfidoj Ramën, tha Berisha, që të vij sot këtu dhe të denoncoj autorin”.

“Kreu i ekzekutivit të vendit i ka lejuar vetes të bëjë një shpifje dhe trillim ndër më të ultit. Për herë të parë në histori ndodh që pas 8 vitesh një njeri që është sot në krye të ekzekutivit të trilloj, të mashtrojë të shpall krimin e pasionit si krim politik. Absolutisht ajo që ka ndodhur në 97-ën është një akt i shëmtuar. Por ai universalisht u pranua si krim pasioni, sepse z.Edi Rama nuk bëri denoncimin më të vogël kur e thirrën në Prokurori. Sepse z.Rama, sepse kjo ngjarje nuk ndodhi vetëm me z.Edi Rama kishte dhe të tjerë, ishte i shoqëruar z.Rama kur ndodhi ngjarja, e panë jo 1 po më shumë se 1 autorin që e goditi për motive pasioni dhe jo politike. Por nëse do ishin motive politike çfarë e pengeoi z,.Rama… (qesh). E para është turp, është dy herë turp, e para turp që mashtron, e dyta që bën viktimën edhe tani që është kryetar ekzekutivi, edhe unë e sfidoj Edi Ramën, të vij të nxjerrë atë personin, të thotë mes jush, ta thotë në Prokurori”, tha Berisha për sulmin ndaj Ramës.

Lajme të ngjashme

Back to top button