Iggy Azalea braktis rrjetet sociale

Iggy Azalea ka braktisur rrjetet sociale pas disa komenteve aspak të pëlqyeshme për të në Twitter. 24-vjeçarja australiane njoftoi të enjten se po largohej nga Twitter-i pasi i dukej “negativ dhe i lodhshëm”.

Iggy, emri i vërtetë i së cilës është Amethyst Amelia Kelly, shkroi: “Profilet e mia në rrjetet sociale nga sot e tutje do të menaxhohen vetëm nga stafi. Mirupafshim.”

Reperja është mërzitur nga komentet në Twitter mbi celulitin e saj që fansat e panë në disa foto të publikuara online.

Ajo po kalonte disa ditë pushimi me partnerin e saj, basketbollistin Nick Young, dhe u fotografua me bikini.

Lajme të ngjashme

Back to top button