Daciq: Shqipëria mos ta kërkojë anëtarësimin e Kosovës në OSBE

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka kërkuar nga delegacioni i Shqipërisë që të mos, siç është shprehur, përzihet në çështjen e Kosovës dhe në dialogun e Brukselit.
Në mbledhjen dimërore të Asamblesë së OSBE-së në Vjenë, Daçiq, duke iu përgjigjur kërkesës delegacionit të Shqipërisë që të pranohet anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, siç raportojnë mediat serbe, ka thënë se Serbia dëshiron të, siç ëshë shprehur, të prek integritetin territorial të saj.

“Mos kërkoni nga ne këtë. Do t’i jem besnik OSBE-së dhe kërkoni që kjo çështje të zgjidhet atje ku duhet, pasi që ky nuk është vendi i duhur”, ka thënë Daçiq.

Ai u ka thënë delegacionit nga Shqipëria që kjo çështje duhet të trajtohet diku tjetër, e jo në mbledhjet e OSBE-së.

“Do ta lusja Shqipërinë që të merret me çështje që janë parime të OSBE-së, dhe të mos brengoset për bisedime me Prishtinë, pasi që ato trajtohen në Bruksel dhe jo në OSBE”, ka thënë ministri i jashtëm serb.

Lajme të ngjashme

Back to top button