Polici sulomohet gjatë orarit të punës

Një nëpunës policor i Stacionit policor “Strugë”  në mëngjesin e sotëm rreth  orës 00:30 pas mesnate  derisa e ka kryer kontrollin e rregullt pas denoncimit nga një qytetar për prishje të rendit dhe qetësisë publike në fshatin Kosturinë, të Strumicës përkatësisht përderisa ka biseduar me ZH.K.(47) fizikisht është sulmuar nga N.K.(21) dhe Z.K. (19).
Pas sulmit, një nëpunës tjetër policor me pistoletën zyrtare  ka gjuajtur plumb paralajmëruaes në ajër, që t’i frikësojë, ndërsa sulmuesit kanë vazhduar të kërcënohen.
Pastaj ZH.K. dhe N.K. me automjetin “pasat” janë arratisur dhe në hyrje të Gjevgjelisë kanë shkaktuar aksident  duke goditur në dy automjete zyrtare të MPB-së.
Pas masave të ndërmarra personat janë arrestuar nga SPB Strumicë dhe sipas dokumentimit të rastit do të parashtrohet denoncim adekuat.

Lajme të ngjashme

Back to top button