Musa Xhaferri dhe Ali Ahmeti u takuan me ambasadorin amerikan Xhes Bejli

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Xhes Bejli, ka qëndruar sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë ku është pritur nga Kryetari Ali Ahmeti në takimin e tyre të parë zyrtar.

Bashkëbiseduesit u zotuan për ta vijuar bashkëpunimin e afërt dhe konsruktiv në drejtim të realizimit të synimit të përbashkët, integrimit të Maqedonisë në komunitetin EuroAtlantik, njoftojnë nga kabineti i Ahmetit.

Ahmeti theksoi që puna me Ambasadorin Bejli do të vazhdon aty ku e kemi lënë me Ambasadorin Volers, ndërsa i uroi mirëseardhje Ambasadorit Bejli duke shprehur bindjen që bashkëveprimi në pikat e interesit të ndërsjellë do të intensifikohet edhe më tej.

Shqiptarët janë mirënjohës ndaj rolit të SHBA dhe përcaktimi jonë kombëtar EuroAtlantik nuk ndryshon. Kryetari Ahmeti theksoi që pritoritetet programore të Bashkimit Demokratik për Integrim mbeten integrimi në NATO, fillimi i bisedimeve për anëtarësim në NATO, zbatimi i frymës së marrëveshjes së Ohrit dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike, marrëdhënie të mira me fqinjët, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia sociale, tha Ahmeti, njoftojnë nga kabineti i tij.

“Të gjitha këto prioritete ndërlidhen dhe mbahen peng nga kontesti i pazgjidhur me fqiun jugor për emrin e vendit tonë. Kjo çështje paraqet shqetësimin tonë kryesor dhe ftojmë Uashingtonin që drejtpërdrejt dhe sa më shpejt të kyçet në zgjidhjen e problemit midis Athinës dhe Shkupit.” tha Ahmeti, njoftojnë nga kabineti i tij.

Në lidhje me aferën masive të përgjimeve,  Ahmeti nënvizoi nevojën e veprimit pa emocione dhe me racionalitet si dhe të përfshirjes sa më të shpejtë të komunitetit ndërkombëtar në lehtësimin e dialogut politik si dhe hetimin dhe procedimin e rastit të përgjimeve masive bashkë më autoritetet vendore.

“Ky shqetësim serioz ka vënë në sprovë institucionet e vendit dhe kapacitetin demokratik, por kjo çështje mund të tejkalohet me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar dhe angazhimin shumë serioz dhe të menjëhershëm të Brukselit. ” tha Ahmeti, njoftojnë nga kabineti i tij.

Musa Xhaferri u takua me ambasadorin amerikan Xhes Bejli

Musa Xhaferri u takua me ambasadorin amerikan Xhes Bejli
Musa Xhaferri u takua me ambasadorin amerikan Xhes Bejli

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, sot ka realizuar takim me Ambasadorin e ri të SHBA-ve në vendin tonë, Xhes Bejli.

Xhaferri e uroi ambasadorin Baily për emërimin e tij si Ambasador i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë duke potencuar se bashkëpunimi i mirë në mes Qeverisë së RM-së dhe Ambasadës së SHBA-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen, njoftojnë nga kabineti i Xhaferrit.

Në këtë takim u bisedua për situatën aktuale politike, në theks të veçant statusi i marrëdhënieve ndëretnike në Republikën e Maqedonisë në këto situata që kalon vendi dhe roli i Marrëveshjes së Ohrit për tejkalimin e konflikteve.

Xhaferri e njohu ambasadorin Bejli për dinamikën e implementimit të obligimeve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, duke theksuar se zbatimi i kësaj marrëveshje dhe integrimi në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE, mbetet prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, njoftojnë nga kabineti i Xhaferrit.

Ambasadori Bejli tha se SHBA mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE dhe se në realizimin e këtij synimi nevojitet edhe zbatimi i reformave të nevojshme.

“SHBA janë vend mik i Maqedonisë  dhe e mbështetin atë drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE , që është rrugë drejt prosperitetit, demokracisë së zhvilluar dhe shtetit ligjor”, tha ambasadori Bejli.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button