Qeveria Rama në Vlorë, vijon edhe sot mbledhja e kabinetit qeveritar

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, vijon sot ditën e dytë të mbledhjes me të propozuarit e mazhorancës së re qeverisëse për kabinetin qeveritar në qytetin bregdetar të Vlorës. Takimi qeveritar startoi të mërkurën , ku për rreth 4 orë me radhë pa praninë e medias, është diskutuar rreth programit të qeverisë.

Kane qene dy bashkehartuesit programit te 300 diteve te para, Beqja e Haxhinasto qe kane folur ne takim. Piketat e perbashketa te qeverisjes dhe koordinimit te çdo dikasteri pritet te jene produkti i takimit ne qytetin e Vlores, te kabinetit te ri qeveritar.
Ndërkaq, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka shprehur mbresat pozitive nga puna përgatitore.

“Sapo mbaruam! Nje dite e gjate pune qe iku si nje minute permes diskutimesh plot ide te reje dhe shume energji pozitive. Shume i mbresuar pozitivisht nga puna përgatitore, paraqitja e planeve te ministrave dhe diskutimi i ideve ne grup.Neser vazhdojme”, shkruajti Rama ne rrjetin social “Twitter” pas mbledhjes, ndërkohë që nga ana e pjesëmarrësve nuk ka pasur asnjë deklaratë.
Ndërkaq nga takimi, pritet të mësohen edhe detyrat e para të qeverisjes Rama, një nga të cilat, siç është pohuar tashmë, “vënia nën kontroll e territorit nga ndërtimet pa leje”, pritet të detajohet në këtë takim të parë të kabinetit të ri qeveritar, të drejtuar nga Edi Rama.
Kjo është hera e parë që z. Rama pati përballë të gjithë Ministrat e emëruar prej tij më 31 korrik, pa marrë ende zyrtarisht mandatin.

Lajme të ngjashme

Back to top button