Ahmeti: Kemi kërkuar nga Brukseli ekipë speciale për rastin “Puç”

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, kryetari Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadorin kroat në Maqedoni, Zlatko Kramariç.

Ahmeti dhe Kramariç diskutuan për zhvillimet politike në Maqedoni në lidhje me aferën e përgjimeve dhe dialogun politik si dhe për integrimin EuroAtlantik, njoftojnë nga kabineti i Ahmetit.

Ahmeti njoftoi ambasadorin kroat që Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar nga Brukseli të emëroj ekip të përbërë nga përfaqësues të lartë politik dhe ekspertësh të hetuesisë dhe juridik për ta ndjekur nga afër në bashkëpunim me autoritetet vendore, zbardhjen e aferës së përgjimeve, njoftojnë nga kabineti i Ahmetit.

“Kjo do të na mundësonte edhe përqëndrimin në fokusin kryesor të vendit që është zgjidhja e çështjes së emrit dhe integrimi në NATO dhe fillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Të gjitha palët në vend duhet ta kenë parasysh rëndësinë e procesit integrues dhe të angazhohen në përputhje me pritshmërinë e qytetarëve.” ka thënë Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button