Zemra e Tamarës ndaloi së punuari, kërkohet përgjegjësi nga institucionet (FOTO)

Iniciativa qytetare “Hajde: kërkon përgjegjësi nga fajtorët për vdekjen e Tamarës nëntë vjeçare nga Velesi, e cila vdiq duke pritur përgjigje nga institucionet për mjekim jashtë venit më saktësisht në Turqi e cila ka kushtuar 30 mijë euro.

Rreth 40 persona janë grumbulluar para ministrisë së shëndetësisë dhe në sfond kanë lëshuar rrahje të zemrës të cilat ndërpreheshin pas dy minutave. Në këtë mënyrë ato shpresojnë të vetëdijësojnë institucionet kompetente për të mbajtur përgjegjësi për vdekjen e vajzës.

!cid_CD719FCE-3AD5-45E6-9D08-E3C8EF90EC05

Sipas tyre, 9 vjeçarja Tamara është e fundit nga viktimat e shumta të punës së papërgjegjshme të ministrisë së shëndetësisë dhe Fondit të shëndetësisë.

“HAJDE! kërkon përgjegjësi nga të gjithë fajtorët për vdekjen e Tamarës. HAJDE! thërret të gjithë qytetarët e Maqedonisë, mos të lejojnë edhe kjo viktimë e regjimit populist të harrohet. HAJDE! i thërret të gjithë qytetarët me zë të lartë të dërgojnë mesazhin që nuk duhet më kurrë të ndodhë që morali dhe politikat e shtrembëruara të këtij pushteti të sjellin në humbjen e jetës së dikujt”, thonë nga Hajde.

!cid_FA353494-8322-429A-A719-06A790569FAE

Lajme të ngjashme

Back to top button