Tors: Situata aktuale politike është një kërcënim për integrimin e shoqërisë

Komisari i lartë i pakicës kombëtare në OSBE, Astrit Tors ka shprehur shqetësimin për gjendjen politike që po mbretëron në Maqedoni.

Komisarët e lartë të organizatës janë të angazhuar në vendin tonë më shumë se dy dekada për të tejkaluar sfidat në ndërtimin e një shteti multietnik dhe stabil. Por ngjarjet e fundit politike janë kërcënim për procesin e integrimeve të shoqërisë, thuhet në deklaratën me shkrim të OSBE-së.

Siç deklaroi Tors duhet të bëhen përpjekje për ballafaqimin me krizën aktuale politike në vend në mënyrë që do ta kthejë besimin në institucione.

Lajme të ngjashme

Back to top button