Vaker në Shkup: Jam i inspiruar nga aktiviteti i qytetarëve

Rreziku më i madh për ëndrrën evropiane është humbja e lidhjeve ndërmjet qytetarëve dhe qeverive, vlerëson drejtori i Iniciativës Evropiane për shoqëri të hapur, Zhordi Vaker i cili në Gem Klub ka folur në temë “Ku po shkon Evropa”.

Përveç krizës në Ukrainë dhe situatës politike në Greqi, ai ka folur edhe për situatën e krijuar në Maqedoni për të cilën vlerëson se është një lloj fenomeni.

Sipas Vaker për të ndryshuar diçka nuk janë të nevojshme disa vite, kjo mund të ndodhë për një kohë shumë të shkurtër. Ai vlerëson se Maqedonia gjendet në një periudhë interesantë për shkak të angazhimit të madh të qytetarëve në proceset politike.

“Kjo është vizita ime e pestë apo e gjashtë që vij në Maqedoni. Çdo herë që vij, situata është më depresive në shumë fusha dhe po përkeqësohet. Shoh gjëra që nuk më pëlqejnë, çështja e emrit është bërë e vështir dhe i bllokon proceset e tjera. Kësaj radhe do të largohem i inspiruar sepse kjo që ndodhë, dhe nuk flas vetëm për protestat e studentëve, është një lloj fenomeni. Herëve tjera dëgjova se askush nuk reagon, se opozita nuk bën asgjë, se Qeveria po bën gabime dhe punët po shkojnë në drejtim të gabuar. Tani po ndjej ndryshimin. Un nuk jam këtu që ta gjykoj Qeverinë për atë çka ndodh. Por jam i interesuar për angazhimin e qytetarëve që është shumë me rëndësi. Është me rëndësi që qytetarët kanë marr punët në duart e veta, edhe nëse ato nuk ja arrijnë qëllimit. Mendoj se Maqedonia është në një periudhë interesante, jo për shkak skandaleve politike por për shkak të ndjenjës se njerëzit kanë filluar të angazhohen”, tha Vaker i cili të mërkurën vizitoi Shkupin.

Lajme të ngjashme

Back to top button