Fondacioni Dauti ndau bursat për vitin shkollor dhe akademik 2014/2015

Më 18 shkurt në hapësirat e Qendrës Kulturore Rinore- Shkup u organizua manifestimi i ndarjes së bursave për vitin shkollor dhe akademik 2014/2015 nga Fondacioni Dauti për gjeneratën e katërt të bursistëve.

Përmes programit “Bursa për nxënës dhe studentë” fitues të bursave për vitin akademik dhe shkollor 2014/2015 ishin 30 nxënës të shkollave të mesme dhe 100 studentë të përzgjedhur në bazë të kritereve të përcaktuara në konkurs.

Realizimi i këtij projekti mundësohet me mbështetjen shumë kompanive donatore pranë Fondacionit Dauti, për këtë vit akademik për projektin “Bursa për nxënës dhe studentë” donatorë ishin: kompania Prince Enterprise, Adrijus, Frukt Import, Dauti Transportshped, Izvor, Rozen Center, Benton-ni, Hitachi Construction, Pro-Ing Kom dhe kompania Dauti Komerc.

Fondacioni Dauti ndau bursat për vitin shkollor dhe akademik 2014/2015

Të pranishmeve në manifestim iu drejtua themeluesi i Fondacionit Dauti dhe njëherit drejtori gjeneral i kompanisë Dauti Komerc z.Xhemail Dauti, i cili ndër të tjerat shtoi se Fondacioni Dauti me punën e vetë ka arritur të përmbush vizionin e vetë dhe se gëzon fakti se këtij misioni i janë bashkangjitur edhe shumë donatorë të tjerë.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Dauti z.Ilir Idrizi prezantoj programet dhe aktivitetet e Fondacionit Dauti me fokus të veçantë në programin identifikues “Bursa për nxënës dhe studentë” .

“Për ju bursistë të nderuar kisha një porosi që të vazhdoni me punën dhe angazhimin tuaj në nxënien e dijes,  ta merrni me përkushtim besimin dhe mbështetjen që sot po merrni nga këta donatorë dhe ky institucion, sepse këtë e keni përgjegjësi për të ardhmen që të ia ktheni shoqërisë në të njëjtën mënyrë” tha drejtori ekzekutiv z.Ilir Idrizi

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, mori pjesё nё manifestimin me rastin e ndarjes sё bursave për nxёnёs dhe studentë, tё Fondacionit Dauti ku bëri shpërndarjen e mirënjohjeve për donatorët.

“Jam i bindur se ndarja e bursave është një investim afatgjatë. Në mesin e këtyre të rinjve, nxënësve dhe studentëve janë inxhinierë, ekonomistë dhe menaxherë të ardhshëm, të cilët do të japin kontribut të madh në zhvillimin e vendit dhe industrisë. Këta janë fëmijët që krahas arsimit të tyre në shkolla dhe fakultete, mësuan edhe një gjë shumë të rëndësishme, dhe kjo është se ka kompani që ndjejnë përgjegjësi shoqërore, që përkujdesen për edukimin e qytetarëve tanë dhe për zhvillimin e komunitetit në tërësi”, tha Ademi.

Ministri shtoi që shpreson se shembulli i Fondacionit Dauti për ndarjen e bursave për nxënës dhe studentë, do të pasohet edhe nga fondacione dhe kompani të tjera.

Fondacioni Dauti ndau bursat për vitin shkollor dhe akademik 2014/2015

Lajme të ngjashme

Back to top button