Antikorrupsioni: Samak ka ndarë para për firmën ku është punësuar gruaja e tij

Komisioni shtetërorë për pengimin e korrupsionit, ka konstatuar se ka pasur konflikt interesi tek ministri Vele Samak për arsye se në cilësinë e ministrit pa resor në qeveri është nënshkrues I marrëveshjes për ndarjen e ndihmës shtetërore firmës MARKART si investitorë ku është punësuar gruaja e tij.

“Duke vepruar sipas ligjit për pengimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit dhe në drejtim të largimit të gjendjes së konstatuar me ministrin Samak, Komisioni shtetërorë sipas nenit 23 alinea 1 të ligjit i është drejtuar personit në fjalë me kërkesën që ndërmarrë hapa konkretë për largimin e mangësive të konstatuara”, thuhet në deklaratën e Komisionit për antikorrupsion.

Lajme të ngjashme

Back to top button