Arrestohet drejtori i shtëpisë së shëndetit në Ohër

Drejtori i shtëpisë së shëndetit në Ohër së bashku me dy të punësuar të tjerë është arrestuar pas një aksioni të policisë.

Pasi prokurori ka vërtetuar dyshime të bazuara, pas akuzave së policisë së financave, policia ka filluar procedurë hetimore ndaj të punësuarve në shtëpinë e shëndetit.

Të dyshuarit gjatë periudhës 2010 – 2014 kanë ngritur mjete të gatshme të paguara në emër të participimit nga ana e pacientëve. Me këtë kanë dëmtuar buxhetin e shtëpisë së shëndetit në Ohër për 7. 565.302 denarë. Dy nga të dyshuarit kanë marrë masën e paraburgimit ndërsa I treti do të jetë në arrest shtëpie.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button