Fitoni deri 10 mijë dollarë me ide për qytetin e Tetovës

Të Enjten më 19 Shkurt, 2015 me fillim në ora 13:30 në sallën e BDC-së, Rektorat, Kampusi i SEEU-së, Tetovë do të mbahet takimi informativ me detaje për sfidën “Qyteti yt, prej teje varet”? .

Kjo sfidë nga 9 Dhjetori, 2014 është i hapur për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, dhe  është i organizuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), Ambasada e Suedisë, Agjensia për Zhvillim Ndërkombëtar I Shteteve të Bashkuara (USAID), OJQ Milieu Kontakt dhe qendra për inovacion social në bashkëpunim me Ministrinë e mjedisit dhe planifikimit hapësinorë.

Me këtë sfidë, ftohen të gjithë studentët  që të ndihmojnë në zgjidhjen e kësaj çështje duke dhënë projekte innovative me temë:

Çfarë mund të bëjmë për të zvogëluar nivelin e gazeve në qytet?

Si mund më mire të përshtatemi me ndryshimet klimaterike që ne jemi duke u përballur?

Si mund më mirë të përshtatemi me ndryshime klimaterike duke shfrytëzuar ndihmën e teknologjive te zgjuara?

Dy fituesit do të përzgjidhen nga një panel ekspertësh. Secili nga fituesit do të shpërblehet me 10.000$. Nga kjo shumë, 1.000$ do të jepen në para të gatshme dhe 9.000$ do të investohen për të zhvilluar idenë deri në prototip. Mbështetja do të përfshij mbështetje teknike, mentorim dhe asistencë në identifikimin e partnerëve të mundshëm të cilët mund të jenë të interesuar për të zbatuar zgjidhjen e propozuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button