Bankat lehtësojë kredit për qytetarët ndërsa për ndërmarrjet bëhen më rigoroze

Kushtet për kredi për popullatën në tremujorin e fundit të vitit 2014 janë lehtësuar, ndërsa te ndërmarrjet ato janë bërë më rigoroze, ndërsa kërkesa edhe në dy segmentet është rritur, tregojnë të dhënat nga aktiviteti kreditor i bankave për atë tremujor. Sondazhi tregon se ashpërsimi i kushteve rrjedh nga kërkesat më rigoroze për sigurim, të cilat për bankat tani më tremujori i tretë i njëpasnjëshëm janë faktor me ndikim restriktiv ndaj kushteve të përgjithshme kreditore.

Faktorët të cilat ndikojnë ndaj kushteve kreditore janë të lidhura me pritjet për perspektivat e firmave individuale dhe degëve ekonomike si dhe shpenzimet lidhur me pozitën kapitale të bankës. Bankat në sondazh tregojnë për çmimin e zvogëluar të kredive të korporatave i cili është dyfish më i madh. Kërkesa e kredive nga ndërmarrjet ka shënuar rritje prej 31,8 në 51,6 për qind në tremujorin e fundit. Për rritje të kërkesës më së shumti kanë ndikuar investimet në teprica dhe kapitali qarkullues si dhe ristrukturimi i debisë. Ndikim ka edhe nevoja për investime në mjete bazë.

Në periudhën e ardhshme, bankat presin neto rritje të mëtutjeshme të kërkesës të kredive korporative me dinamikë mesatarisht më të rritur që ka të bëjë me pritjet e dhëna në sondazhin e kaluar. Te kreditë e popullatës në tremujorin e fundit është vërejtur lehtësim më i madh nga fillimi i vitit veçanërisht te kreditë banesore te të cilat lehtësimi është historik nga viti 2006 prej kur zbatohet sondazhi. Lehtësimi i kushteve kreditore vazhdoi edhe te kreditë konsumatore.

Lajme të ngjashme

Back to top button