Flekenshtajn: Gjërat e rëndësishme nuk duhet të lihen vetëm në duar të politikanëve

Deputeti gjerman në parlamentin Evropian Knut Flekenshtajn  është potencuar nga euro komisari Johanes Han se do ta angazhojë që të ndërmjetësojë në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni dhe skandalin me aferën e përgjimeve. Ai ka deklaruar se rruga për në BE nuk duhet vetëm në duart e politikanëve.

Në një intervistë për Nova tv, Flekenshtajn ka deklaruar se duhet një angazhim më i madh i shoqërisë civile për t’i shtyrë politikanët që të gjejnë zgjidhje. Sipas tij përveç gjykatës të pavarura duhet të jenë edhe mediumet, shteti juridik duhet të implementohet hap pas hapi.

Lajme të ngjashme

Back to top button