Asus prezanton tabletin e ri Fonepad 7 FE375CL

Asus prezanton tabletin më të ri Fonepad 7 FE375CL, i cili vjen me lidhjen LTE dhe do të operojë me sistemin Android 5.0 Lollipop.

Pajisja fuqizohet nga procesori Intel Atom Z3530 me katër bërthama me shpejtësi 1.3GHz dhe kartat grafike PoëerVR Series 6 – G6430 GPU.

Ai përmban ekran 7 inç me rezolucion 1280 x 800 pikselë, 2GB RAM dhe 8/16 GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.

Opsionet e lidhjes përfshijnë 4G LTE, Wi-Fi 802.11 b/g/n, Bluetooth 4.0, GPS/A-GPS, GLONASS dhe Micro-USB. Asus Fonepad 7 FE375CL vjen në ngjyrë të bardhë dhe të zezë, dhe kushton 250 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button