Holandë, vrasja e dy vëllezërve Pranga një 26-vjeçari shqiptar

Policia holandeze ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar si autor të dyshuar të vrasjes së vëllezërve Florenc dhe Glevis Tola disa ditë më parë, në Roterdam të Hollandës.

Sipas mediave hollandeze i riu shqiptar është arrestuar në Kasteelëeg pas shkëmbimit të zjarrit në shtëpinë e dy vëllezërve nga Elbasani. Identiteti i shqiptarit të arrestuar ende nuk është bërë i ditur, ndërsa ai ka dalë dje para përpara gjykatës, e cila e la në burg.

Policia tha se ka prova që ai është përfshirë në shkëmbimin e zjarrit kundër dy vëllezërve. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur një tjetër i ri shqiptar, i identifikuar si Serxhio Piku.

Burime nga Policia Kufitare kanë thënë për A1Report se për herë të fundit në Shqipëri Glevi Tola ka hyrë nga Belgjika më 31 korrik të vitit të shkuar për të qëndruar vetëm pak orë dhe është larguar sërish.

Ndërsa vëllai Flornec Tola, sipas të dhënave të sistemit TIMS rezulton se ka hyrë në Shqipëri nga Pika Kufitare e Kakavijës më 10 janar 2015 dhe është larguar drejt Austrisë nga Rinasi 3 ditë më pas, më 13 janar 2015.

Burime nga policia sqaruan po ashtu për A1Report se dy vëllezërit, kohët e fundit kishin bërë dhe ndryshime në gjeneralitetet e tyre, ku rezulton se Florenc Tola njihej zyrtarisht me mbiemrin e ndryshuar në Bahiti, ndryshime ka bërë dhe vëllai i vogël nga Glevis Tola në Levi Tola. Të tre shqiptarët kanë qenë banorë të lagjes “Çlirimi” në Elbasan, pranë unazës jugore të këtij qyteti./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button