Marchisio beson se Juve do të arrijë finalen

Claudio Marchisio beson se Juventusit ka cilësi që të luftoj si Bayern Munich, Real Madrid dhe Chelsea për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi italian mendon se Kampioni i Italisë do ta eliminoj Borussia Dortmundin, derisa synojnë ta prekin finalen e kësaj gare.

“Ne gjithmonë synojmë për të fituar. Qëllimi ynë është për të arritur në finale. Ndeshjet kundër Dortmundit do të na tregojë shumë ku jemi “, ka deklaruar Marchisio

“Ne jemi në të njëjtin nivel me Dortmundin, definitivisht dhe Real Madridin, Chelsea dhe Paris Saint-Germain”, ka theksuar ai.

Ndeshje e parë mes Juventusit dhe Dortmundit do të zhvillohet në Torino me 24 shkurt, kurse e kthimit do të luhet në Iduna Park Signal me 18 mars.

Lajme të ngjashme

Back to top button