Normalizohet komunikacioni, kujdes nga paraqitja e shembjeve të dheut

­ Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore, zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë,Koçan­-Delçevë, Vinicë-­Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. Komunikacioni në aksin rrugor Koçan ­ Makedonska Kamenicë është normalizuar. Për shkak të shembjeve potenciale, shoferëve u rekomandohet kujdesje në vozitje dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në aksin rrugor Lakavicë ­ Negotinë në 7 kilometra mbi fshatin Leskoica është kryer sanim për shkak të shembjes së rrugës prej 200 metrave.

Është sanuar edhe dëmi në rrugën Vinicë ­ Pehçevë dhe komunikacioni është normalizuar. Për shkak të shembjeve të mundshme në aksin rrugor Katllanovë ­ Veles pas pikës pagesore Sopot, komunikacioni po zhvillohet në njërën korsi në gjatësi prej 200 metrave. Në aksin rrugor Stracin ­ Kriva Pallankë në dalje nga Stracini në drejtim të Kriva Pallankës, për shkak të rrëshqitjeve të dheut është përfshirë korsia e tretë e rrugës në gjatësi prej 150 metrave.

Në komunën e Probishtipit, drejtimi lokal Zletovë ­ diga Knezhevë e cila ishte në ndërprerje për shkak të rrëshqitjeve të sheut, është liruar për qarkullim përmes një korise në gjatësi prej rreth 150 metrave. Komunikacioni në akset rrugore Koçan­-Zërnovci dhe Trabotivishte-­Razlovci është në ndërprerje për shkak të dëmtimeve në urat e lumit Bregalnicë. Rruga alternative për Trobotivishte është rruga e vjetër Dellçevë­ Trabotivishte.

Lajme të ngjashme

Back to top button