fbpx

Bankat lehtësojnë procedurat për qytetarët që marrin kredi

­ Kushtet për kredi për popullatën në tremujorin e fundit të vitit 2014 janë lehtësuar, ndërsa te ndërmarrjet ato janë bërë më rigoroze, ndërsa kërkesa edhe në dy segmentet është rritur, tregojnë të dhënat nga aktiviteti kreditor i bankave për atë tremujor.

Sondazhi tregon se ashpërsimi i kushteve rrjedh nga kërkesat më rigoroze për sigurim, të cilat për bankat tani më tremujori i tretë i njëpasnjëshëm janë faktor me ndikim restriktiv ndaj kushteve të përgjithshme kreditore. Faktorët të cilat ndikojnë ndaj kushteve kreditore janë të lidhura me pritjet për perspektivat e firmave individuale dhe degëve ekonomike si dhe shpenzimet lidhur me pozitën kapitale të bankës. Bankat në sondazh tregojnë për çmimin e zvogëluar të kredive të korporatave i cili është dyfish më i madh. Kërkesa e kredive nga ndërmarrjet ka shënuar rritje prej 31,8 në 51,6 për qind në tremujorin e fundit. Për rritje të kërkesës më së shumti kanë ndikuar investimet në teprica dhe kapitali qarkullues si dhe ristrukturimi i debisë. Ndikim ka edhe nevoja për investime në mjete bazë. Në periudhën e ardhshme, bankat presin neto rritje të mëtutjeshme të kërkesës të kredive korporative me dinamikë mesatarisht më të rritur që ka të bëjë me pritjet e dhëna në sondazhin e kaluar.

Te kreditë e popullatës në tremujorin e fundit është vërejtur lehtësim më i madh nga fillimi i vitit veçanërisht te kreditet banesore te të cilat lehtësimi është historik nga viti 2006 prej kur zbatohet sondazhi. Lehtësimi i kushteve kreditore vazhdoi edhe te kreditë konsumatore. Lehtësimet në pjesë më të madhe janë kryer përmes shkallës së interesit, veçanërisht është theksuar te kreditë banesor

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close