Ancelotti i kënaqur me lojën e Realit

Real Madridi realizoi fitore në ndeshjen e parë ndaj Schelkes me rezultat 2:0, në kuadër të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve.

Në këtë takim golat i realizuar Marcelo dhe Cristiano Ronaldo, i cili qe një kohë të gjatë nuk e kishte shijuar golin. Kjo e ka gëzuar edhe trajnerin Carlo Ancelotti.

“Ronaldo është kthyer. Ai shënoi dhe luajti një ndeshje të mirë”, ka deklaruar strategu italian pas ndeshjes.

“Fitorja është e mirë sepse luajtëm mirë, me personalitet dhe guxim. Ne kemi më shumë besim tani. Liga e Kampionëve na motivon aq shumë pas triumfit vitin e kaluar”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button