Mot me diell, pasdite me vranësira

­ Moti në Maqedoni do të jetë me diell, pasdite me vranësira lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 12 deri tre gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej katër deri 11 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira lokale në orët e pasdites. Do të fryejë erë e dobët veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus shtatë gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri nëntë gradë Celsius.

Deri të premten moti do të jetë kryesisht me diell dhe me erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit edhe më tutje kudo do të jetë negative, ndërsa ajo e ditës do të jetë në rritje graduale.

Të shtunën në mëngjes do të jetë edhe më ftohtë, gjatë ditës me vranësira të rritura. Të dielën në mëngjes me temperatura më të larta të mëgjesit, ndërsa gjatë ditës me vranësira dhe me reshje të shiut, në pjesët malore me reshje të dëborës.

Lajme të ngjashme

Back to top button