fbpx

Recension: Zaevi vazhdoi me kërcënimet ndaj gazetarëve dhe bashkëpartiakëve

Ky tekst është vetëm një nga seria e teksteve të publikuara javën e fundit me tendencë që të sulmohet dhe të nxihet lideri i opozitës, Zoran Zaev, i cili në publik doli me “bombë”, duke e akuzuar pushtetin se ka përgjuar mbi 20.000 qytetarë. Аutori i referohet qëndrimeve dhe mendimeve të ekspertëve, edhe pse prej tyre nuk ka asnjë shenjë në artikull, prej ku mund të konstatohet se ato janë qëndrime të vetë autorit, i cili në këtë rast është anonim.

Заев продолжи со заканите кон новинарите и сопартијцитеLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi vazhdoi me kërcënimet ndaj gazetarëve dhe bashkëpartiakëve

Data dhe koha e publikimit: 13.02.2015

Data e recensionit: 17.02.2015

Recensues: Аna Anastasovska

Lideri opozitar Zoran Zaev edhe në intervistën e mbrëmshme për Alsat-M vazhdoi me kërcënimet nëpërmjet materialeve që i posedon, ndaj gazetarëve dhe bashkëpartiakëve. Zaevi përsëriti se disa njerëzve do t’u ndajë fascikla me materialet e inçizuara pa autorizim, e gjoja pastaj do ta shkatërrojë materialin.

Në deklaratat e transmetuara të Zaevit, askund nuk mund të lexohet asnjë kërcënim i drejtpërdrejtë ose indirekt i drejtuar ndaj ndonjë gazetari apo bashkëpartiaku. Zaevi vetëm i përmend disa persona që janë përgjuar, duke theksuar se atyre do t’ua dorëzojë fasciklat me bisedat.

Branko Cërvenkovski poashtu është përgjuar një periudhë të gjatë. Unë, Radmilla, Stevo Pendarovski shoh se jemi vënë në makinën e përgjimit në periudhë të ngjashme. Kur definuam se a do të jetë Zaevi apo Radmilla mandatar për qeveri, e Stevoja ishte pjesë e ekipit të Sheqerinskës, së bashku me Zoran Jovanovskin. Këtu janë edhe Tito Petkovski, këtu është edhe Andrej Zhernovski, Jovo Manasievski, Ljubço Georgievski, Ljube Boshkovski, tha Zaevi.

Ajo që është supozim i autorit, këtu është prezantuar dhe është përcjellë si fakt, që është e palejuar për një tekst profesionaë gazetaresk. Me qëllim që ato supozime në sytë e lexuesit të duken bindshëm. autori u referohet dofarë ekspertëve, ndërsa deklarata të tyre në tekst nuk ka askund.

Ekspertët shtojnë se kjo porosi para së gjithash është e orientuar kah bashkëpartiakët dhe partnerët e koalicionit të Zaevit, të cilët në atë mënyrë do të bëheshin marioneta të thjeshta në duart e kryetarit të komunë së Strumicës.

Cilët janë ata ekspertë dhe cilat janë ato kërcënime mbetet enigmë deri në fund të artikullit. Teksti është i anshëm politkisht, që mund të shihet edhe në paragrafin e fundit.

Në ndërkohë, qeveria punon pandërprerë, realizon projekte, hapen fabrika dhe punësime të reja. Kundrejt kësaj, ai i cili duhet të jetë alternativë e pushtetit, mbjell frikë, frustracione, urrejtje, kërcëniime dhe shantazhe dhe është në ngërç permanent.

Është lehtë të thuhet se qeveria punon pandërprerë dhe se realizon projekte, mirëpo që kjo të lërë ndonjë përshtypje te lexuesi duhet të theksohen fakte dhe numra, e jo vetëm lëvdata. Ajo që mungon në këtë pjesë anë të dhënat reale, cilat projekte realizohen dhe çfarë ndikimi kanë ato mbi qytetarët dhe shoqërinë, etj.

Të shkruhet tekst vetëm sa për të thënë se qeveria punon, ndërsa opozita mbjell frikë dhe kërcënohet, pa dhënë fakte me këtë rast, është vetëm përpjekje për ta manipuluar lexuesin se njëra palë janë të pagabueshëm, ndërsa të tjerët shejtana, të cilët me çdo çmim duan ta prishin “parajsën”.

Kjo, sipas rregullave profesionale, nuk është gazetari, por propagandë politike.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close