Balotelli: Racizmi si cigarja, nuk zhduket

“Racizmi nuk mund të zhduket. Është si cigarja: nuk mund ta lësh nëse nuk do ta lësh. Edhe racizmi nuk mund të zhduket nëse njerëzit nuk duan të zhduket, por unë do të bëj gjithçka për të ndaluar këtë epidemi”. Këto janë fjalët e Mario Balotelli për “Sports Illustrated”, revistën prestigioze amerikane që e ka vënë në kopertinë sulmuesin e Milanit dhe kombëtares italiane.

SuperMario prezantohet si “njeriu më interesant në botë” sepse është italian dhe afrikan, është simbol i Milanit dhe Europës së re, është viktimë e urrejtjes racore dhe objekt adhurimi.

Kur preket tema e racizmit, Balotelli nuk përmbahet. Revista e merr spunton nga ndeshja e parë e kampionatit ndaj Veronës (të shtunën, ora 18:00) dhe i përkufizon tifozët e këtij ekipi si “më racistët e Italisë”, transmeton albeu.com.

SuperMario shprehet: “Shpresoj të mos ndodhin episode raciste, por nëse ndodhin unë do të mundohem të shënoj me të gjitha forcat dhe pasi të shënoj do i them diçka atyre tifozëve. Ka një rregull idiot për të cilin nuk mund të largohesh nga fusha e për këtë arsye unë nuk do e braktis ekipin”.

Gjatë një interviste për CNN në muajin maj, Balotelli theksonte se në rast të episodeve raciste do të largohej nga fusha, por duket se tashmë ka ndryshuar mendim.

Lajme të ngjashme

Back to top button