Greqia me president të ri

Parlamenti i Greqisë ka zgjedhur Prokopis Pavloulos si President të vendit. Juristi dhe politikani veteran ka siguruar mbështetjen e qeverisë së majtë dhe konservatorëve të “Demokracisë së Re”.

Me më shumë se 180 vota pro, 65-vjeçari, kandidat i partisë “Syriza” dhe i partisë “Grekët e pavarur”, u zgjodh mbrëmjen e së mërkurës në postin e Kreut të Shtetit.

Pavlopulos mori 233 vota pro, ndërkohë që kandidati i partisë Potami (Lumi) dhe PASOK-ut, Nikos Alivizatos mori 30 vota. Ndërsa 32 deputetë abstenuan, transmeton shekulli.

Emri i Pavlopulos u pa si një zgjedhje surprizë, pasi parashikohej që kandidati i mundshëm për Kreun e Shtetit të ishte Komisioneri Europian, Dimitris Avramopulos. Ai zëvendëson kështu presidentin aktual, Karolos Papulias.

Lajme të ngjashme

Back to top button