Matoshi: Vetëvendosja në kohën e rilindasve

Publicisti Halil Matoshi ka thënë se Vetëvendosja në shekullin 21 po tenton të kthehet në shekullin e rilindësve për të krijuar shtete të mëdha.

“E kanë mohuar pakon e Ahtisaarit, flamurin, shtetin. Të gjitha këto qojnë në ndarje dhe çka ndodhë. Një pjesë e popullit i detyron të jenë refugjatë në Shqipëri ose Maqedoni. Ideja për Shqipërinë e bashkuar është një rrezik i madh. Kur bashkohen dy hajdutë hajnia bëhet më e madhe. Kur bashkohen dy lloj politikanësh nepotist ndodhë luftë civile”, ka thënë Matoshi në RTV 21.

Ky është projekt ndërkombëtar ku NATO dhe SHBA kanë investuar në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Ai ka kritikuar VV-në për ngjyrosjen e shkronjës E të NewBorn-it. Sipas tij kjo është antievropiane.

Ndërsa, deputeti i VV-së Ilir Deda ka sqaruar se shkronja E simbolizon eksodin e fundit të qytetarëve të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button