Kosova e 32-ta në indeksin për transparencë

The Global Open Data Index, e cila është një iniciativë e Open Knowlege, ka publikuar indeksin për transparencë për vitin 2014.

Në listën prej gjithsej 184 shteteve Kosova është radhitur e 32-ta, duke mbledhur 515 pikë, raporton lajmi.net.

Mbretëria e Bashkuar është e para në këtë listë, ndërkaq vendi i fundit, si më jo transparent është renditur Vietnami. Fqinji ynë verior, Serbia është 17 vende prapa Kosovës, përkatësisht e 49-ta.

Maqedonia radhitet në vendin e 64-të ndërsa Mali i Zi zë vendin 164.
Vlerësimi është bërë sipas disa kategorive. 85% është vlerësuar transparenca në buxhetin qeveritar, 10% në shpenzimet qeveritare, kurse transparenca në rezultatet zgjedhore është vlerësuar 85%.

Lajme të ngjashme

Back to top button