Mogherini të hënën në Tiranë

Shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, Federica Mogherini do të vizitojë Tiranën ditën e hënë, për të marrë pjesë në Samitin Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Mogherini ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këtë samit, me anë të një letre dërguar shefit të diplomacisë shqiptare, ku ajo thekson se Bashkimi Evropian mbështet plotësisht nismat për të forcuar bashkëpunimin rajonal, si një mjet të rëndësishëm për të kapërcyer ndarjet e të kaluarës dhe për të bërë reformat e kërkuara.

Në këtë samit autoritetet zyrtare do të kërkojnë që Kosova të jetë si shtet pjesëmarrës. Kjo kërkesë ka sjellë reagimin e Beogradit që kërkon mos përdorimin e termit “pjesëmarrës të SEECP”, duke pasur parasysh se Karta e SEECP dhe Aneksi SEECP në aspektet procedurale dhe mekanizmave të ndjekjes, janë duke përdorur termin ‘SEECP shtetet pjesëmarrëse’.

Sipas deklaratës së Samitit të Bukureshtit “Kosova” ishte e ftuar “për të marrë pjesë në mënyrë të përhershme në aktivitete të SEECP dhe takimet e tij, në të gjitha nivelet dhe në kushte të barabarta. Duke pasur parasysh fjalinë e sipërpërmendur, është e qartë se ka një dallim midis “SEECP dhe shtetet pjesëmarrëse” dhe “Kosovës”. Në vend të termit “pjesëmarrës të SEECP”, ne do të presim përdorimin e termit “SEECP shteteve pjesëmarrëse dhe të Kosovës”, si një formulim të pranueshëm për Republikën e Serbisë”, thuhet në qëndrimin e palës serbe. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button