Qeveria serbe thotë se është ulur numri i emigrantëve shqiptarë

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, u takua sot me homologen austriake, Johanna Mikl Leitner, me të cilën bisedoi edhe për kalimet ilegale të shqiptarëve në Hungari.

Stefanoviq informoi Leitner rreth situatës aktuale në fushën e migracionit të parregullt dhe vuri në dukje se është ulur numri i përpjekjeve për kalime të paligjshme të kufirit hungarezo-serb, raportojnë mediat serbe, transmeton Telegrafi.

“Në mënyrë domethënëse është rritur numri i kallëzimeve penale për kontrabandim të njerëzve”, shpjegoi Stefanoviq.

Përveç parandalimit të migracionit të parregullt, të dy ministrat zhvilluan bisedime rreth nxitjes së bashkëpunimit në fushën kundër krimit kibernetik dhe terrorizmit.

Kujtojmë se sipas një vlerësimi të AKI-së nga Kosova brenda dy muajve janë larguar mbi 50 mijë persona. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button