Recension: VIDEО: Gruevski e hodhi bombën e tij

Teksti i plasuar si informatë legjitime, edhe pse është spin i qartë, për shkak se bëhet fjalë për material thelbi i të cilit është nxjerrë nga konteksti. Përpjekje për mbulim mediatik ose, së paku, për minimizim të ndikimit të zbardhjes së aferës me përgjimet nga ana e opozitës, me atë që në mënyrë spektakolare njoftohet se dhe “Gruevski e hodhi bombën e tij”. Mirëpo, pasi të lexohet e gjithë përmbajtja, relativisht e shkurtër, shihet se në vend të bombës, këtu kemi punë me një përmbajtje “të plasur” qëllimisht, siç kanë merak disa të thonë, të një  petarde.

ВИДЕО  Груевски ја фрли својата бомба Press24Linku deri te artikulli origjinal: VIDEO: Gruevski e hodhi bombën e tij

Data dhe koha e publikimit: 10.02.2015, 15:17

Data e recensionit: 12.02.2015 

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

“BOMBË” APO “PETARDË” E PLASUR QËLLIMISHT?!

Kryeministri, para pothuajse tre muajsh, kur ishte si mysafir në një ditar televiziv, deklaroi se ndaj bombave të paralajmëruara të opozitës do të përgjigjen me, siç tha ai, një bombëz pozitive. Tre muaj më vonë, pasi MPB-ja e dyshoi liderin e opozitës për spiunim, pasi ndodhën disa hapa hutues të organeve kompetente “jo pornografi me fëmijë, jo spiunim, jo shërbime të huaja”, pasi u publikuan disa nga “bombat”, pasi doli se janë përgjuar edhe ministra – diçka që nuk u demantua, pasi qeveria u ballafaqua me disa raste të shprehjes së pakënaqësisë sociale: arsimi i lartë, të dhënat plotësuese për honoraristët, etj, reciklohet në media paraqitja “bajate” e kryeministrit dhe i jepet kontekst aktual. Thuhet se “bombëza” e tij, në fakt, qenka propozim-ligji i publikuar i qeverisë për transformim në marrëdhënie të rregullt pune, me të cilin 3.000 persona, që tashmë janë punësuar në institucionet shtetërore me afat të caktuar kohor, vullnetarë me kontratë, kontratë në vepër ose kontrata autoriale, do të punësohen në afat të pacaktuar. Këtij veprimi të pushtetit seriozisht “i vjen era” si i bërë me zor dhe i ngjan lëshimit pe para valës së protestave qytetare si një farë përmbushje të kërkesave të një pjese të publikut. Ky mendim argumentohet me faktin se hapi është ndërmarrë pas tërheqjes së дnjë pjese të tatimit plotësues problematik të honorareve. Në gjithë këtë kontekst nuk duhet harruar edhe shtyrjen e implementimit të elementeve kontestuese të të ashtuquajturës reformë të arsimit të lartë, siç është, për shembull, provimi shtetëror nëpër universitete. Domethënë qeveria është duke lëshuar pe, diçka që, të jemi të sinqertë, deri tani nuk ishte karakteristikë e kësaj garniture, nga disa projekte serioze, para së gjithash, për shkak të reagimit të ashpër dhe besoj, prej dikujt, mobilizimit të papritur të publikut. Pasqyra e përgjithshme le përshtypje se qeveria, shpejt e shpejt, bën përpjekje që t’i mbyllë frontet tjera që të mund të fokusohet në kryesorin – përgjimin dhe LSDM-në.

 

NDOSHTA, NDOSHTA, NDOSHTA…

Kur këto elemente do të merren parasysh dhe kur të përmblidhet barazimi, nga aspekti gazetaresk është shumë e vështirë të mbrohet deklarata se atë e që paralajmëroi kryeministri, ta përsërisim, si “bombëz pozitive” është pikërisht ky propozim-ligj populist për transformimin në marrëdhënie të rregullt pune të kontratave të 3.000 njerëzve të cilët tashmë janë të angazhuar në sektorin publik. Domethënë hapësira është shumë e gjerë dhe redukohet në përpjekjet për ta qëlluar se për cilën gjë ka menduar kryeministri në nëntor kur ka folur për “bombëzën” e tij. Ndoshta ka menduar në projektin inicial për honoraret, nga i cili u tërhoq në mënyrë të palavdishme, ose ndoshta për idenë e mbrojtur fuqimisht për provim shtetëror nëpër fakultete, ose ndoshta për akuzat se opozita “bashkëpunon” me shërbimet e huaja? Ndoshta, ndoshta, ndoshta…

E pse, thjesht nuk e pyetën kryeministrin?! – Gjithsesi, nëse ka mundur ose nëse kanë dashur.

Prandaj, elementet e “gjyshe Vangjës” duhet lënë parashikuesve, ndërsa në gazetari duhet shfrytëzuar fakte.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button