Zbulohet gjeni i sulmit në zemër!

ADN-ja defekte, e zbuluar në një nga tetë meshkuj, rrit gjasat e pacientëve me sëmundje të zemrës që të pësojnë sulm në zemër për 38%.

Kjo gjithashtu rrit edhe mundësitë që të vdesin gjatë gjashtë viteve të ardhshme me të njëjtën përqindje. Një numër i vogël i femrave, 2 deri në 3 për qind, gjithashtu preken nga defekti në ADN.

Në të ardhmen, mund të bëhet e mundur që të testohen pacientët me sëmundje të zemrës për ta gjetur gjenin dhe për t’ua ofruar atyre trajtimin që i rrit gjasat për të mbijetuar. “Duket si tepër e mirë për të qenë e vërtetë”, ka thënë hulumtuesi amerikan, Redford Williams. Dr. Williams, nga universiteti ‘Duke’, në Karolinën Veriore, filloi duke treguar që njerëzit me një mangësi gjenetike prodhojnë dy herë më shumë kortizol, hormon i stresit, nëse gjenden nën presion psikologjik.

Pasi që dihet se kortizoli është i keq për shëndetin e zemrës, ai më pas ka ndjekur mijëra pacientë me sëmundje të zemrës për gjashtë vjet. Ai zbuloi se ata me ADN që i bënte shumë të ndjeshëm ndaj stresit ishin më të rrezikuar nga sulmi në zemër, si dhe nga vdekja nga cilido shkaktar gjatë fazës së studimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button