Joe Biden godet sërish me prekje “vend e pavend” (Video)

Vijojnë gjestet skandaloze të zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden. Këtë herë ai është parë shumë afër bashkëshortes së sekretarit të Mbrojtjes, Ashton Carter.

Teksa ky i fundit mbante një fjalim, Biden i afrohet gruas dhe i pëshpërit në vesh, duke vendosur duart e tij te shpatullat e saj. Ky veprim është komentuar shumë në medie, të cilat kanë filluar të flasin për “masazhe”, apo “afrime të tepruara”.

“Joe Biden godet sërish me prekje vend e pavend”, shkruan Truth Revolt.

Reagime të shumta ka patur pasi ky nuk është veprimi i parë i këtij lloji, që Biden bën para kamerave.

Momenti më i paharrueshëm është ai kur Biden është fotografuar me një motoçikliste në prehrin e tij.

Një tjetër moment i papërshtatshëm, ka qenë kur Biden iu afrua dhe puthi vajzën e vogël të senatorit, dhe i pëshpëriti diçka tepër të dyshimtë. /shekulli/

Lajme të ngjashme

Back to top button