SHBA, gjykata pengon Obamën bllokohet reforma e emigracionit

Një gjykatës federal në Texas mori një vendim që bllokon përkohësisht urdhërin ekzekutiv të Presidentit Barak Obama për imigracionin.

Gjykatësi Andrew Hanen e bëri të njohur vendimin dje, në favor të 26 shteteve, përfshirë Teksasin, që i ka kërkuar gjykatës ta bllokojnë përgjithmonë urdhërin e zotit Obama.

Presidenti njoftoi në nëntor se me urdhërin e tij po i dilte në mbrojtje nga deportimi rreth 5 milionë imigrantëve pa dokumente. 26 shtetet kishin argumentuar se presidenti ka tejkaluar autoritetin e tij presidencial dhe do të impononte ndaj tyre një barrë të tejkaluar financiare.

Shtëpia e Bardhë sot bëri një deklaratë, ku thonte se zoti Obama gëzonte autoritetin e plotë për të vendosur për ligjet e imigrcaionit të vendit./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button