Gold Ag e di se kush bashkëpunoi me Serbinë për t’ju fshirë kënga

“Pushka e lirisë” nga Kosova ka trazuar Serbinë. Reperi Gold AG, ka zënë vend edhe në ballinat e medieve serbe. Këta të fundit e kanë cilësuar skandaloz videoklipin e këngës për komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti.

I lansuar në fund të janarit në bashkëpunim me këngëtarin Hysni Klinaku, videoklipi prej së hënës mbrëma është bllokuar dhe s’mund të shihet në kanalin “Youtube”.

Gold Ag në një prononcim për “Zërin” tregon se kënga dhe klipi “Pushka e Lirisë” në bashkëpunim me Hysni Klinakun ka të bëjë me një ngjarje të vërtetë lidhur me heroin, Zahir Pajaziti.

Sa i përket që kënga është bllokuar, Gold Ag ka thënë për “Zëri” se dikush nga shqip folësit që ka bashkëpunim me serbët ka intervenuar për të bllokuar këngën.

“ Kënga nuk ka asnjë urrejtje madje nuk është përmendur as vrasje dhe asgjë tjetër. Unë këtë këngë e kam kënduar për realitetin që ka ndodhur në Kosovë. Unë dyshoj dhe kam bindjen si dikush nga shqip folësit që ka bashkëpunim me serbët ka intervenuar”, ka thënë Gold Ag.

Ai thotë se është shumë i çuditur pse deri sot nuk kanë reaguar,  duke shtuar se kënga ka javë që është lansuar jo dje ose para dy dite.

Gold Ag ka thënë se është normale dhe nuk prêt që të merr lëvdata nga serbët por ka thënë se është i lumtur që ka përkrahjen e publikut dhe kënga pëlqehet as shumë. / Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button