Dorëzohet Mourinho: Barca më e mira në botë

Jose Mourinho për herë të parë në karrierë ia ka pranuar Barcelonës. Trajneri portugez ka befasuar të gjithë me një përgjigje dhënë një gazete franceze. I pyetur nga një gazetar francez se pse e refuzoi ofertën e PSG-së në vitin 2011, Mourinho ishte i sinqertë.

“Vendosa të refuzoj PSG-në sepse deshta të luftoj me Realin skuadrën më të mirë në botë, Barcelonën. Ishte një sfidë e karrierës për mua sepse ajo skuadër po dominonte futbollin në botë dhe dikush duhej të dilte që ta ndalte. Rruga ime ishte e pambaruar dhe vazhdova të qëndroj te Reali deri në një moment kur nuk kishte më arsye për të qëndruar atje” ka thënë Mourinho.

Pas kësaj përgjigje, gazetari e pyet Mourinhon nëse mendon se tani ka mbaruar koha e Barcelonës.”A ka mbaruar Barcelona? Jo, ndoshta tani janë më të fortë se atëkohë. Ata kanë sulmin më të fortë në botë dhe mbrapa tyre pesë lojtarë që për mua janë në top 20-shen e futbollistëve më të mirë në botë” ka thënë Mourinho.

Lajme të ngjashme

Back to top button