Lëndohet Alonso, tre muaj jashtë

Lajme aspak të mira vijnë nga Reali i Madridit. Gjatë seancës së radhës stërvitore në Valdebebas, 31-vjecari theu gishtin e pestë të këmbës së djathtë, dëmtim që do ta lërë jashtë formacionit të Karlo Ancelotit tre muajt e ardhshëm.

Bëhet fjalë për të njëjtin problem që pati në tetor të 2012 mbrojtësi Brazilian Marselo, I cili u detyrua t’I nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale, duke humbur 19 ndeshje të sezonit të shkuar.

Më 7 qershor të këtij viti Alonso u operua në Mynih për shkak të pupalgjisë dhe sipas parashikimeve të mjekëve duhet të qëndronte 2 muaj jashtë fushave të blerta, por për të shkurtuar kohën e riaftësimit, mesfushori merenges mori një fizioterapist gjatë pushimeve me familjen e tij, për t’i mbajtur muskujt në tonus, me qëllim që t’I bahskohej skuadrës në fazën përgatitore. Këtë të enjte, Alonso do të aktivizohej nga Karlo Anceloti në trofeun Gamper kundër skuadrës së Al Saad, ku luan Raul Gonzalez.

Dëmtimi i mesfushorit të kombëtares spanjolle i hap rrugë aktivizimit të Asier Illarramendit, I cili u bë pjesë e skuadrës merneges pasi presidenti Florentino Perez pagoi klauzolën për prishjen e kontratës së mëparshme me Real Sociedadin.

Lajme të ngjashme

Back to top button