Bing parashikon fituesit e çmimeve Oscar

Ekipi i Bing ka bërë një punë të jashtëzakonshme në vitin 2014, duke parashikuar rezultatet e Kampionatit Botëror të Futbollit dhe zgjedhjet elektorale në SHBA, ku kanë rezultuar të saktë në shumicën e parashikimeve.

Ata parashikuan saktë se Skocia do të mbetet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar dhe kanë spekuluar gjithashtu hyrjet tek lojërat NFL.

Tani ekipi ka bërë disa parashikime për fituesit e çmimeve të Academy Awards i 87-të.

“Ju mund të përdorni përvojën tonë për të marrë më shumë informacione mbi filmat, aktorët, regjisorët, këngët dhe kinematografët e nominuar për këto çmime. Ju mund të shihni gjithashtu trailerat e filmave dhe mund të dëgjoni këngët e nominuara për të marrë një çmim Oscar,” shkroi ekipi i Bing-ut në një postim në blogun e tij.

Ja disa nga parashikimet e Bing-ut për fituesit e çmimeve Oscar 2015:

Filmi më i mirë: Birdman
Aktori më i mirë: Eddie Redmayne, i cili ka luajtur tek filmi “The Theory of Everything”
Aktorja më e mirë: Julianne Moore, e cila ka luajtur tek filmi “Still Alice”
Aktori më i mirë jo protagonist: J.K. Simmons, i cili ka luajtur tek filmi “Whiplash”
Aktorja më e mirë jo protagoniste: Patricia Arquette, e cila ka luajtur tek filmi “Boyhood”
Regjisori më i mirë: Richard Linklater, filmi “Boyhood”
Efektet më të mira vizuale: Interstellar

Lajme të ngjashme

Back to top button