Hahn porosit: Punoni sepse BE i ka dyert e hapura për Kosovën

Komisioneri i BE-së për politikat e fqinjësisë dhe negocim të zgjerimit, Johannes Hahn i ka porositur anëtarët e kabinetit qeveritar të Kosovës që të angazhohen më tepër në krijimin e mundësive për qytetarët e këtij vendi, në mënyrë që ata të mos migrojnë ilegalisht në vende të Perëndimit.

Hahn ka thënë se duhet të forcohen kufijtë dhe duhen bindur njerëzit se nuk do të marrin azil në shtetet e BE-së, raporton Gazeta Tribuna

Ai e ka cilësuar si shenje pozitive rënien e numrit të personave që po kërkojnë azil.
“Nuk duhet të jemi aq cinik sa të themi se të gjithë e kanë lëshuar vendin”, ka thënë Hahn.

Sipas tij, BE-ja është i gatshme të bëjë çdo gjë për ta përmirësuar situatën dhe për t’i ofruar perspektive evropiane këtij vendi.
“BE është e interesuar që ta ketë Kosovën anëtare të saj”, ka thënë Hahn./Gazeta Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button