Basha: Krimi ‘puthet’ me qeverinë

Kreu e opozitës, Lulzim Basha, shprehu hapur arsyen pse po bëhen sulmet dhe përplasjet politike, pikërisht për votën e zgjedhjeve vendore. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të PD-së, kryetari Basha përsëriti akuzat e tij ndaj qeverisë, duke kujtuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme në vend. Deklaratën ai e nisi nga sulmet e fundit të ndodhur aga bandat kriminale në vend, përfshirë grabitjet dhe atentatet me tritol.

Kërkesa e opozitës ndaj qeverisë mbetet e njëjtë, largimi i saj. Sipas Bashës zgjidhja e vetme për problemet në vend, mbetet largimi nga qeverisja e zyrtarëve që për të janë të përsfhirë me krimin.

“Krimi i shumëzon me zëro sukseset imagjinare të qeverisë. Dhomat e burgjeve janë mbipopulluar me njerëz të thjeshtë, por bandat e krimit lëvizin lirisht. Nuk duan t’ia dinë a ka shtet polici qeveri. Lulëzon krimi i organizuar. Në mbarë vendi ka pllakosur një epidemi vjedhjesh. Sot kërkesat e qytetareve për të drejtat ekonomike, i ka paraprirë kërkesa për rend dhe siguri. Jemi shumë të shqetësuar. Kemi denoncuar dhe do denoncojmë shkaqet themelore të kësaj situate. Bashkë me shqiptarët dhe me shoqërinë civile, kërkojmë largimin e shpejt nga qeveria të zyrtarëve që janë në ortakëri me bandat dhe banditët, me krimin e organizuar. Rruga e vetme për të risjellë një ndryshim në fushën e rendit dhe sigurisë”, tha Basha.

Lajme të ngjashme

Back to top button