Baseli dhe Reali favoritët e sontëm

Kampioni i Zvicrës, Baseli, pa dyshim se sonte ka një prej sfidave më të vështira në garën më prestigjioze të Evropes, Ligen e Kampioneve. Baseli në stadiumin “St.-Jakob-Park”, do të ballafaqohen me Porton nga Portugalia, e që kjo është ndeshja e parë e të të tetës së finales.

Një sfidë e vështirë për Baselin, ku pritet titullarë të paraqiten Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi. Si Xhaka po ashtu edhe Gashi po tregojnë formë të mirë dhe me Baselin pritet të japin maksimumin për të nxjerrë rezultat të favorshëm.

Bastet e favorizojnë Porton, edhe pse është mysafire, e cila për fitore ka koeficientin më të lartë se nikoqirët. Megjithatë, Baseli njihet si skuadër që di t’i rrëzon ekipet e forta dhe shpreson se edhe këtë herë do të bëjnë më të mirën.
Baseli është kualifikuar, pasi zuri vendin e dytë me 7 pikë në grupin B dhe kishte 11 më pak se Real Madridi, por pati lënë pas vetes Liverpoolin me 5 dhe Ludogorets me 4 pikë.
Real Madridi duket se ka punë të lehtë, por në asnjë mënyrë nuk e nënçmon skuadrën gjermane, Schalke 04, e cila ka për trajner Roberto di Matteo.

Reali udhëton për fitore dhe ka traditë të mirë me Schalken, pasi që dy herë në vitin 2014 e pati mundur ekipin gjerman: 6:1 si mysafir dhe 3:1 në Santiago Bernabeu. Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, do të sulmojë me të gjitha forcat për të nxjerr rezultat sa më të mirë për sfidën e kthimit në Santiago Bernabeu.

Ndeshjet, sonte Baseli-Porto dhe Schalke 04-Real fillojnë në orë 20:45.

Të përkujtojmë se mbrëmë dy duelet e para çerekfinale përfunduan me barazime. PSG dhe Chelsea shënuan nga një gol në dy portat, ndërsa Shakhtari dhe Bayerni i Munihut luajtën pa i prekur rrjetat njëra tjetrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button