Erdogan: Liderët e tjerë botërorë ma kanë zili

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për herë të parë ka thënë se politikisht ndihet i ‘izoluar’ nga bota derisa tha se liderët tjerë ‘e kanë zili’ pasi ‘flet me mendjen e tij’.

Duke folur para gazetarëve pas turit në Amerikën Latine, Erdogan tha se të qenit ‘i sinqertë’ në diskutimet rreth çështjeve regjionale e ka bërë atë ‘target për kritikët’.

Por kjo nuk ka rëndësi për të, thotë ai, derisa të ketë përkrahjen e popullit turk.

“Nuk mërzitem duke qenë i vetëm në sytë e botës. Çfarë rëndësie ka se si më shohin njerëzit. Ne e pamë gjatë zgjedhjeve presidenciale që populli ishte njëanshëm me mua”, tha ai.

“Ndoshta ka një izolim në nivelin e liderëve, por nuk është asgjë tjetër përveç zilisë”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button