Norvegjezja përdhunohet 2 herë brenda natës, s’mbante mend asgjë

Një turiste norvegjeze u përdhunua dy herë gjatë natës nga dy sulme të ndara, pasi e dehur mori rrugën për në shtëpi më këmbë.

24 vjeçari Marius Stakele dhe Aftab Mohammed 39 vjeç, të cilët nuk e njihnin njëri-tjetrin e kishin detyruar vajzën me forcë të kryente marrëdhënie seksuale brenda disa orëve, pasi vajza i kishte kërkuar ndihmë për ta dërguar në shtëpi.

Viktima e dehur nuk e kishte idenë për sulmin e dytë, derisa policia kreu testin e ADN-së.

23-vjeçarja kishte kaluar mbrëmjen në një lokal në Essex dhe ishte e dehur, kur dy të dyshuarit kishin kryer sulmet.

Përdhunuesi i dytë Mohmmed, një roje i sigurisë, u zbulua vetëm përmes testit të ADN-së. Ai pretendoi se e reja i kishte trokitur në derën e kabinës, ku ai ruante një shesh ndërtimi, duke i kërkuar për t’u ngjitur në ashensor. Ndërsa sulmuesi i parë e kishte takuar viktimën në stacionin Canning Town.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur në maj të vitit të kaluar, ajo është zbardhur nga gjykata ditën e djeshme./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button