Kezharovski feston lirinë me miqtë

Në praninë e miqve më të afërm, gazetari Tomisllav Kezhrovski festoi lirinë.

Kezharovski u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg për zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur në rastin “Orashe”, ku janë ngarkuar persona për vrasje të porositur të plakut nga fshati Orashe, Veles. Gjykata e Apelit Kezharovskit ia zvogëloi dënimin me burg në dy vjet. Duke e marrë parasysh se gazetarit i llogaritej edhe koha e kaluar në paraburgim, i mbetën më pak se katër muaj burg nga dënimi. Pas vendimit Kezharovski u dërgua për vuajtje të dënimit me burg, por u lirua për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore. Ai u lirua ditën kur u mbajtën protesta kundër dënimit të tij.

10989118_10206021322152283_1829313318076082232_n

Lajme të ngjashme

Back to top button