fbpx

Të enjten bisedime mes studentëve dhe MASH-it në hapësirat universitare

Arrihet marrëveshja për takimin e grupeve punuese në hapësirat universitare. Përveç përfaqësuesve të universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” dhe Ministrisë së Arsimit, në debat do të marrin pjesë edhe dy Plenumet, ai studentor dhe Plenumi i profesorëve.

Takimet pritet të fillojnë të enjten. Ndërkohë studentët vazhdojnë të okupojnë fakultete dhe të bojkotojnë procesin edukativ. Deri më tani janë okupuar 12 fakultete, ndërsa ditëve në vazhdim pritet që të rritet numri i tyre.

Plenumi Studentor i mbetet qëndrimit se duhet hartohet ligj i ri për arsimin e lartë, i cili nuk përfshin provimin shtetëror. I njëjti, nuk ka mbështetjen e universiteteve dhe studentëve shqiptar.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close