Recension: Pasi vdiq Tamara e vogël, në rrjetet sociale kërkohet dorëheqja e Todorovit

Nëse nuk merret parasysh konferenca për shtyp e liderit të opozitës, Zoran Zaev, lajm i ditës të hënën, më 9 shkurt, gjithsesi ishte vdekja e Tamara Dimovskës nga Velesi, vajza e cila ishte e sëmurë nga skolioza, dhe e cila vdiq, duke e pritur operacionin e shtatë. Është vështirë të thuhet se kush e dha lajmin e parë pasi vajza ka pasur kontakt me personin e parë mjekësore (kjo ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit), mirëpo reagimi i publikut ishte i shpejtë dhe i ashpër, para së gjithash, në drejtim të kërkimit të përgjegjësisë – ajo vajzë e vogël e buzëqeshur dhe gjithmonë e gëzuar, praktikisht vdiste para syve tanë, vdekja e saj paralajmërohej, mirëpo kemi dështim katastrofal të institucioneve dhe të individëve në funksione të caktuara. Portali mbante kontakt të mirë pikërisht me rrjetet sociale dhe, gjithsesi, kontribuoi që të përcillet ajo atmosferë edhe në media. Njëkohësisht, u dha edhe linku për te rrjetet sociale, ku mblidheshin kërkesat dhe – nëse mund të thuhet ashtu – numërohen.

Откако малата Тамара почина социјалните мрежи бараат оставка од ТодоровLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Pasi vdiq Tamara e vogël, në rrjetet sociale kërkohet dorëheqja e Todorovit

Data dhe koha e publikimit: 09.02.2015, 12:12

Data e recensionit: 11.02.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

“A do të protestojnë edhe tani maqedonasit nga diaspora kundër #DorëheqjePërTodorovin, kur njerëzit në territorin e Maqedonisë vdesin nga zbrazëtirat në sistem? …

#DorëheqjePërTodorovin nuk mjafton. Nevojiten ndryshime thelbësore…

Fëmija i tretë në rast se shteti ta vret njërin #DorëheqjePërTodorovin

Kush ka para për të shëruar fëmijë, kur kemi përmendore që presin të vendosen? #DorëheqjePërTodorovin.”

Këto janë vetëm një pjesë e porosive të cilat nëpërmjet portalit dolën nga “hija” e rrjeteve sociale dhe u bënë publike në media, Është mirë kur një portal ditor do ta ndjejë pulsin e popullit dhe do ta shprehë atë, pa marrë parasysh se porositë janë këmbyer ndërmjet shfrytëzuesve të ndonjë rrjeti, në këtë rast “Twtitter”-it, dhe kanë qenë pjesë e komunikimit të miqve, kushërinjve, etj.  Sidoqoftë, rëndësia e këtyre rrjeteve është gjithnjë e më e fuqishme dhe kjo duhet të kanalizohet dhe të formësohet.

Në fakt, pa mediat klasike, lajmi për vdekjen e vajzës nuk do të ishte fakt i njohur. Njëkohësisht, pa e parë shpërthimin e hidhërimit të popullit, jashtë mediave, do të kishte rezulat të kufizuar. Kështu ky hidhërim bëhet edhe publikihst i njohur dhe prodhon efekt shoqëror, ndërsa qëllimi i atyre reagimeve ka qenë mu ai – të kërkojë përgjegjësi nga të gjithë ata që kanë qenë pjesë e zinxhirit të marrjes së vendimit për operacionin e Tamarës jashtë vendit.

Dhe të njëjtën ditë kemi, së pari “më vjen shumë keq, mirëpo unë nuk jam fajtor/fajtore” nga drejtoresha e Fondit për shëndetësi, e pastaj edhe nga ministri Todorov, më pas nga nënshkruesja e aktit me të cilin nuk miratohet shërimi jashtë vendit (dr. Sofijanova), që, në fund, çoi deri në atë që dikush të fillojë ta zgjidhë lëmshin, duke e mbrojtur veten, ta hedhë fajin te të tjerët. Kjo nuk i nënshtrohet recensionit, mirëpo fletë për atë se ky artikull, si dhe eventualisht të tjerët të ngjashëm me të, kanë pasur efekt dhe me gjasë efekti i tyre do të vërehet edhe në të ardhmen.

E njëra nga karakteristikat e mediave është jo vetëm të informojnë, por edhe të nxisin interaksione sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button